Deçiq zhgënjen, barazimi i tretë rresht 

Futboll

Deçiq zhgënjen, barazimi i tretë rresht 

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 15:57
Fatos Beqiraj em fanellë të kuqe

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, si vendas (ndeshja u luajt në fushën e Federatës së Futbollit të Malit të Zi) nuk arriti më shumë se një pikë (1:1) në duel me OFK Petrovac dhe rrezikon pozitën e parë në Kampionatin e Malit të Zi.

Futbollisti Nikolla Zvrko ka kaluar në avantazh mysafirët në sekondën e fundit të pjesës së parë, me një goditje nga 17-18 metra nga krahu i djathtë.

Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 52-të, Stefan Denkoviç përfitoi nga një pasim, u fut në zonën e rreptësisë dhe reagoi bukur para portës së rivalit, duke barazuar rezultatin 1:1.

Pas javës së 13-të, Deçiqi kryeson me 23 pikë, ka një ndeshje dhe dy pikë më shumë se Sutjeska, ndërsa OFK Petrovac mban pozitën e pestë me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat