Manchester Utd barazon në çastet e fundit në “Stamford Bridge”! Shqiptari luan 11 minuta

Futboll

Manchester Utd barazon në çastet e fundit në “Stamford Bridge”! Shqiptari luan 11 minuta

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 20:25
Ilustrim

Chelsea ka barazuar me rezultat 1:1 me Manchester Utd, në derbin e madh anglez në kuadër të javës së 13-të.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare. Armando Broja, që kishte vetëm pesë minuta në fushë, fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të McTominay. Mesfushori gaboi krejtësisht duke kapur me duar lojtarin e kombëtares në një goditje këndi teksa për arbitrin nuk kishte dyshime duke akorduar 11-metërshin.

Në minutën e 87-të, futbollisti italian Jorginho, me gjakftohtësi godet nga penalltia, duke shënuar për epërsinë 1:0 të të kaltërve. 

Manchester Utd u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të barazojnë me golin e bukur të Casemiros.

Braziliani godet me kokë dhe topi futet brenda, duke kaluar vijën fatale, 1:1 në minutën e 90+4.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armand Broja, u aktivizua në minutën e 79 për Chelsean. 

Ai për 11 minuta shijoi derbin e madh dhe pikën e rëndësishme të skuadrës së tij.

Chelsea është në vend të 4-të me 21 pikë  e Mancheste Utd në të pestin me 20 sosh pas 13 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat