Shtatë gola në Firencë, Interi triumfon në sfidën dramatike

Futboll

Shtatë gola në Firencë, Interi triumfon në sfidën dramatike

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 22:44
Interi

Përballja mes Fiorentinës dhe Interit, ka sjellë emocione të mëdha në mesin e tifozëve. 

Shtatë gola në sfidën dramatike, Interi ka shënuar fitore në çastet e fundit me rezultat 4:3 ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 11-ë në Serie A. 

Një ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa vendasit nuk arritën të ndalin një pikë.

Për Fiorentinën shënuan Cabral (33'-  nga penalltia), Ikone (66') e Joviq 90’) dhe për Interin realizuan Barella (2'),  Martinez (15' e 73' - nga penalltia) e Mkhitaryan (90+5). 

Interi renditet në vend të shtatë me 21 pikë e Fiorentina në të 13-tin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat