Vinin baste sportive përmes celularëve, policia arreston tre persona!

Futboll

Vinin baste sportive përmes celularëve, policia arreston tre persona!

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:29
Vinin baste sportive përmes celularëve, policia arreston tre persona!

Tre persona janë arrestuar nga policia pas finalizimit të një operacioni kundër lojërave të fatit.

Në pranga janë vënë V. B., 25 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. K., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë pasi gjatë kontrolleve në një lokal në Shkozë janë kapur duke vendosur baste sportive përmes celularëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparatet celulare.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Game over 2”.Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 3 aparatet celulare që ata përdornin për vënien e basteve sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe në këtë kuadër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 2”.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: – V. B., 25 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. K., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në Shkozë, shtetasit V. B., E. D. dhe A. K., u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparatet celulare.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat