Legjenda paraqet dorëheqjen, por refuzohet nga presidenti

Futboll

Legjenda paraqet dorëheqjen, por refuzohet nga presidenti

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 19:37
Legjenda paraqet dorëheqjen, por refuzohet nga presidenti

Aventura si trajner e Fabio Canavaros në Serie B tek skuadra e Beneventos nuk po shkon sipas pritshmërive të legjendës italiane.

Në katër ndeshje, Cannavaro nuk ka regjistruar asnjë fitore dhe pas dy humbjeve të fundit, ekipi është zhytur në fundin e tabelës, saktësisht në vendin e15-të.

Në këtë formë, Fabio Cannavaro duket se është dorëzuar dhe i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të klubit Oreste Vigorito.

Megjithatë, ky i fundit nuk pranoi tërheqjen e trajnerit duke besuar tek Cannavaro si njeriu i duhur për të rikthyer sërish rezultatet pozitive.

Vetë Cannavaro është shprehur i lumtur më pas që presidenti Vigorito nuk e pranoj dorëheqjen e tij dhe që ende i beson pavarësisht momentit negative që po kalon ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat