Lille përmbys Monacon dhe i merr vendin e 6-të  

Futboll

Lille përmbys Monacon dhe i merr vendin e 6-të  

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 00:34
Lille përmbys Monacon dhe i merr vendin e 6-të  

Festival golash në ndeshjen përmbyllëse të javës së 12-të të Ligue 1 në Francë mes Lille dhe Monacos. Përmbysje dhe ripërmbysje në “Stade Pierre-Mauroy”, ku festa në fund ishte e gjitha për vendësit, që triumfuan në fund me rezultatin 4-3.

Alexandro zhblloki takimin në minutën e 22-të, duke i dhënë epërsinë Lilles, por 12 minuta më vonë Henrique ktheu baraspeshën në rezultat. Cabella riktheu epërsinë për vendësit pak çaste më vonë, por sërish miqtë barazuan me Disasin pa u mbyllur pjesa e parë.

Ben Yedder kaloi në avantazh skuadrën nga Principata në minutën e 33-të, por Cabella dhe Bamba shënuan dy gola të tjerë për Lille, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-3.

Ishte fitorja e tretë radhazi për Lille, që parakalon pikërisht Monacon në renditje me një pikë më shumë (22/21).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat