“Nuk jam spiun as tradhtar”, Munishi tregon kujt ia dedikoi këtë status

Futboll

“Nuk jam spiun as tradhtar”, Munishi tregon kujt ia dedikoi këtë status

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:21
Ismet Munishi

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi vazhdon të trazojë ujërat sa herë që jep deklarata, qofshn ato në lidhje me futbollin apo edhe jashtë tij.

Të hënën, Munishi lëshoi një status misterioz që ngjalli kureshtjen e të gjithëve në lidhje me atë se kujt ia dedikoi. Në shkrimin e tij, ish-trajneri i Gjilanit thotë “nuk jam tradhtar e as shpijun”, fjalë këto të cilat nxitën debat, sidomos brenda komunitetit sportiv në Kosovë.

“Kurrë nuk e kam mashtruar askënd në jetë. Kurrë nuk e kam shpijunuar askënd në këtë jetë. Familja është e shenjtë për mua, nuk jam tradhtar. Krejt çka kam në jetë, jonë b…. t dhe fjala ime dhe nuk i thyej për askënd. Ishalla Zoti më jep forcë dhe dije me ju palu edhe ma shumë. Vetëm Zotit i falem Vetëm prej Zotit kërkoj mëshirë.”, shkroi Munishi në statusin e tij.

Në lidhje me këtë status kaq shumë të përfolur, Munishi ka folur për KosovaPress, ku ka thënë se statusi kishte karakter edukues për masën dhe shokët e tij.

Ai ka shtuar se statusi do t’iu ndihmojë të gjithëve sepse ka gjëra shumë të rëndësishme brenda tij.

Munishi: Statusi im ndihmon në edukimin e të gjithëve

“Thjeshtë kohë pas kohë unë jap mesazhe që ta edukoj masën, ndoshta për t’i edukuar edhe shokët e mi. Nuk do të thotë që bëhet statusi për ta goditur dikë. Statusi ka qenë thjeshtë edukativ për të gjitha ata që duan të marrin vesh edhe besoj që do t’iu ndihmojë të gjithëve sepse ka gjëra shumë të rëndësishme në atë statusin tim edhe sa i përket karakterit edhe sa i përket të gjitha gjërave”, tha Munishi.

Ndryshe, Ismet Munishi po e udhëheq Prishtinën në këtë edicion garues të Superligës dhe është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve. Pas 12 xhirove të zhvilluara, bardhekaltërit kanë mbledhur 21 pikë dhe pozicionohen në vendin e tretë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat