Reali e dëshiron yllin e Tottenhamit

Futboll

Reali e dëshiron yllin e Tottenhamit

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 17:17

Siç raportohet nga “Daily Mail”, gjiganti spanjoll, Real Madrid po synon që të nënshkruajë me yllin e Tottenhamit, Heung-Min Son.

Reali nuk është i kënaqur me paraqitjet e Eden Hazard, ku ky i fundit që prej largimit nga Chelsea drejt “Santiago Bernabeut” ka vuajtur shumë me lëndime, dhe tani po synon që ta gjejë zëvendësuesin e belgut.

Kampioni evropian është i interesuar në Son, ndërsa ky i fundit besohet se po përgatitet për hapin e radhës në karrierë, dhe një ofertë nga Reali do ta joshte atë shumë.

Që prej transferimit te Tottenhami, Heung-Min Son ka arritur të bëjë 341 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 136 gola dhe 76 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat