Sporting-u: Nuk kemi para për ta paguar Ronaldon

Futboll

Sporting-u: Nuk kemi para për ta paguar Ronaldon

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:37
Ronaldo

Klubi portugez Sporting ka hedhur poshtë zërat për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Asi portugez është i lidhur me largimin nga Manchester Unitedi. Ronaldo nuk po kalon aspak periudhë të mirë tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe e ardhmja e tij, duket se do të jetë larg ‘Old Traffordi’.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Sporting.

Por, menaxheri i skuadrës portugez, Ruben Amorim, ka thënë se të gjithë në Sporting ëndërrojnë rikthimin e Ronaldos, por sipas tij, klubi portugez nuk ka para për t’ia paguar pagat e larta Cristianos.

“Nuk e di. Ronaldo është një lojtar i madh, ai është një lojtar i Manchester United. Të gjithë në Sporting ëndërrojnë për rikthimin e Cristianos. Ai është një top lojtar dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë, por ne nuk kemi para për t’ia paguar pagat atij”, tha Amorim.

Ditëve të fundit është folur se CR7 mund të rikthehet në Itali, por kësaj radhe jo të Juve, por të Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat