Anjeli shmang arrestin e shtëpisë

Futboll

Anjeli shmang arrestin e shtëpisë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 21:33
Anjeli shmang arrestin e shtëpisë

Edhe pse nga ana sportive çështja e plusvalencave të Juventusit është arkivuar, Prokuroria e Torinos ka ngritur dy akuza për klubin bardhezi dhe ka vënë në shënjestër 16 persona, mes të cilëve Andrea Anjelin, Pavel Nedvedin dhe Mauricio Arrivabenen. Akuza e parë lidhet me çështjen e plusvalencave fiktive, lidhur me shitjen e fryrë të vlerës së lojtarëve të ndryshëm, për një total prej 155 milionë eurosh.

Por e dyta dhe ajo që duket se ka rihapur çështjen lidhet me një manovër fiktive të pagave, ku sipas hetuesve Juventusi ka fshehur 22 milionë euro nga bilancet dhe i ka paguar ato nën dorë. Rrogat në fjalë janë 4 muajt e sezonit 2019-2020, ato në mes të pandemisë, ku klubi bardhezi lajmëroi se lojtarët kishin hequr dorë përkohësisht nga 4 muaj rrogë, por diçka e tillë nuk është lajmëruar zyrtarisht.

Në të vërtetë pagat që lojtarët kanë falur është vetëm 1 muaj, ndërsa 3 të tjera mesa duket janë paguar, por pa u deklaruar.

Çështja në Torino është bërë aq serioze sa prokuroria e Torinos kishte kërkuar një urdhër arresti shtëpie për presidentin Andrea Anjeli, në mënyrë që ai të mos mund të largohej nga vendi, por Gjykata Penale nuk e ka pranuar kërkesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat