Tifozët duan “prodhim vendi”

Futboll

Tifozët duan “prodhim vendi”

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 22:29
Tifozët duan “prodhim vendi”

Shqipëria është përballur në një miqësore sekrete me Arabinë Saudite, e përfunduar me shifrat 1-1. Reja kishte zgjedhur që t’i besonte vetëm lojtarëve të Superiores për këtë takim, duke i ndërthurur vetëm dy elementë nga baza e vjetër si Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj.

Ky rezultat është për t’u vlerësuar së tepërmi duke ditur se Arabia Saudite është në vendin e 51 në FIFA, ne jemi të 66. Pra një rival shumë i fortë, ndërsa lojtarët e Superiores treguan dinjitet dhe zemër për Kombëtaren.

Nga ana tjetër duhet të theksojmë se edhe Arabia Saudite ishte thuajse me formacionin e dytë në këtë takim për shkakun e disa dëmtimeve. Por edhe lojtarët e sotëm që u aktivizuan te Shqipëria, përpos të gjithave, luanin së bashku për herë të parë.

Çfarë mund të ndodhi nëse kalonin disa ndeshje duke qenë së bashku? Askush nuk e di, por duke parë mungesën e zemrës nga “yjet e Europës”, tifozët do të preferonin shumë më mirë “prodhimin e vendit” sesa atë “të rritur me hormone nga jashtë”. Por edhe në fund të kësaj ndeshje, dallojmë se qajmë të njëjtat halle.

Shqipëria është gjithmonë ekip që shquhet për fizik, forcë, dyluftime dhe mbrojtje. Por është shumë larg fantazisë, trurit, gjakftohtësisë para portës dhe nuhatjes së golit deri në cinizëm, artit të golit. Kështu ndodhi edhe ndaj Arabisë Saudite, kështu ndodh përherë.

Të gjithë ishin me shpresën se do të shihej ndonjë element që mund të shënonte dhe të spikaste për më vonë te Kombëtarja, ndoshta Xhixha, ndoshta Skuka. Por autori i golit ishte Bekim Balaj, ku pavarësisht respektit që kemi për të, e ka mision të pamundur që të kërkojë një vend te kjo Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat