Napoli reagon ndaj thashethemeve

Futboll

Napoli reagon ndaj thashethemeve

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 00:29
Napoli reagon ndaj thashethemeve

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Së fundmi në media kanë rinisur zërat për interesimin e napolitanëve me portugezin 37-vjeçar, i cili dëshiron të largohet nga Manchester United për hir të lojës në Champions League.

Giuntoli nuk e konfirmoi këtë informacion: “Ndoshta do të më duhet të përsëris veten, por tani realisht nuk mendojmë për transferime.

Për momentin nuk kemi nevojë për lojtarë”, tha drejtori sportiv i napolitanëve në një intervistë për DAZN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat