Shqiptarët e Kosovës luajnë natën, ja kush na sulmonte në vitin 1991!

Futboll

Shqiptarët e Kosovës luajnë natën, ja kush na sulmonte në vitin 1991!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 tetor 2022 Në ora: 15:18
Ja ku luanin shqptarët në vitet e 90-ta, edhe këtu i sulmonte pushtuesi serb

Vitet e 90-ta, vitet e terrorit të paparë në botën e njerëzimit, pushtuesi serb sulmonte me tërë makinerinë popullatën shqiptare të Republikës së Kosovës.

Gjithçka shqiptare u sulmua, u dëbuan nga puna, u mbyllën shkollat, u mbyllë Universiteti i Prishtinës, u uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive, u mbyllën mediat shqiptare e çka jo tjetër. 

Serbia bënte terror të paparë kundër shqiptarëve, pa zgjedhur moshë e gjini.

Image

Një farë mediumi serb "Sportski Zurnal” kur sulmonte shqiptarët 

Një farë gazete ditore sportive e Serbisë, “Sportski Zurnal”, argat i fuqishëm i makinerisë vrastare të Sllobodan Millosheviqit, i quante sportistët shqiptarë të Kosovës, separatistë dhe po luajnë natën.

Separatistë se po luajnë futboll, basketboll, hendboll, volejboll etj.    

“Shqiptarët luajnë natën”, ky ishte titulli skandaloz i një farë mediumit serb.

Ky shkrim është botuar edhe në librin e Ejup Maxherës dhe Sejdi Mërkojës, duke pasqyruar se terrori serb ishte në të gjitha anët.

Jo vetëm gazetat politike serbe por edhe ato sportive turreshin me tërë fuqinë kundër sportistëve të Kosovës: "Shqiptarët luajnë natën, nuk mund të luajnë fshehurazi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat