Florentina tregon për problemin me Meritën: Është turp për Festinën

Futboll

Florentina tregon për problemin me Meritën: Është turp për Festinën

Nga: K.G.. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 16:59
Florentina Ramadani

Futbollistja e Vizionit të Ferizajt, Florentina Ramadani, ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur me futbollistet e Ferizajt. 

“Rreth orës 17:20 është sulmuar Merita Bajrami nga Florentina Ramadani në korridorin e zhveshtoreve ku distanca mes zhveshtores së Vizionit dhe të Ferizajt është shumë e vogël”, tha gjatë ditës së djeshme Festina Koxha. 

Ramadani ka versionin e saj madje edhe ka akuza të rënda ndaj Merita Bajramit. 

Image

Vizioni sjell një dëshmi që Merita është pjesë e Baselit

“Problemi mes vajzave të KFF Vizionit dhe Merita Bajramit e cila deri dje ishte pjesë e skuadrës tonë daton që nga sezoni e vitit të kaluar kur e njëjta lojtare (Merita Bajrami), e ka keqpërdor djersën e të gjitha vajzave të klubit duke i bojkotuar dy ndeshje njërën kundër Lirisë së Prizrenit e zhvilluar në Prizren nëpër mot të ftohtë dhe borë dhe qëllimisht merr kartonin e kuq, karton tjetër të kuq ka marr gjithashtu edhe kundër KFF Mitrovicës.

Të gjitha vajzat kemi qenë të mllefosur për shkak të gjërave të qëllimta që i ka bërë ku na kushtuan edhe me rënie nga Superliga. Dhe si rrjedhojë e kësaj nuk lajmërohet në klub dhe nuk jep arsyetim duke mos ardhur në 4 ndeshjet e fundit. Dhe prej momentin që e ndërroi skuadrën ka filluar të më provokoj në forma të ndryshme, fyese. 

Kulminacioni i shfaqjes së problemit arrihet kur unë isha duke hyrë në teshatore dhe ajo me godet me bërryl dhe ngrit këmbën lart për të me goditur prapë, atëherë unë jam vetëmbrojtur dhe ia kam kthyer në të njejtën monedhë. Dua gjithashtu të bëj të ditur se Merita nuk është pjesë e KFF Ferizajt por është pjesë e KFF Bazeli nga Biçeci të komunës së Kaçanikut, pra ajo ka ardhur qëllimisht të më sulmoj mua.

Gjithashtu Festina Koxha nuk ka qenë fare aty kur ka ndodhur rasti dhe është turp për të që të shpif gjëra të pavërteta”, reagon Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat