FC Ballkani falënderon të gjithë përkrahësit e ndeshjes së mbrëmshme

Futboll

FC Ballkani falënderon të gjithë përkrahësit e ndeshjes së mbrëmshme

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:50
FC Ballkani

FC Ballkani ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampionët e Kosovës pësuan humbje nga Slavia Prague me rezultatin 0:1, në ndeshjen e pestë dhe të parafundit në Grupin G të Ligës së Konferencës.

Me këtë humbje, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u eliminua edhe matematikisht nga kjo garë.

Klubi nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, falënderoi të gjithë përkrahësit.

“Të dashur tifozët tanë Xhebrailat, sportdashës shqiptar dhe të gjithë të pranishmit që mbrëmë na shtuat emocionet. Ju falënderojmë që na përkrahët për 90minuta pa ndaluar!!”, thuhet në postimin e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat