Imeri para derbit me Vardarin

Futboll

Imeri para derbit me Vardarin

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:35
Imeri para derbit me Vardarin

Nesër me fillim nga ora 13:30 në stadiumin e Autokomandës në Shkup do të takohen Vardar dhe Voska Sport në superderbin e xhiros së 10-të. Këto janë dy skuadrat e renditura të para që së bashku me Gostivarin janë aspirantët më të mëdhenj për në LPFM.

“Ndeshje derbi, ndeshje shumë e vështirë do të kisha thënë, megjithatë unë jam optimist edhe nga natyra, ashtu që besoj shumë të ekipi dhe njëkohësisht edhe tek fitorja.

Për të arritur një gjë të tillë, duhet guxim, disciplinë dhe angazhim. Besoj se lojtarët e mi do i aprovojnë gjitha këto gjëra dhe në fund do arrijmë deri tek 3 pikëshi”, deklaroi trajneri Berat Imeri.

“Jemi të kompletuar për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët i kemi në disponim dhe mendoj se vendimtare duhet të jetë dëshira e madhe e gjithë klubit për të vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje”, tha Imeri, trajner i Voska Sport/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat