Liqeni përshëndetet me humbje nga Liga e Kampionëve 

Futboll

Liqeni përshëndetet me humbje nga Liga e Kampionëve 

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:50
Liqeni

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në “Main Round” në Ligën e Kampionëve në futsal.

Liqeni është mposhtur me rezultat të thellë nga skuadra bjelloruse, Stalista Minsk, me rezultat 6:2.

Duke pasur parasysh se kampionët tanë para këtij dueli i kishin humbur shpresat për kalim në fazën tjetër, trajneri u dha mundësi për lojë edhe lojtarëve që ishin më pak të aktivizuar gjatë këtij turneu kualifikues.

Në fakt, skuadra nga Drenasi e mbylli këtë fushatë kualifikuese me një fitore (ndaj Gentoftes) e dy humbje (ndaj Pias Gliwice dhe Stalista Minks).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat