Bellai akuzon përsëri: Nuk ankohemi kot për gjyqtarët

Futboll

Bellai akuzon përsëri: Nuk ankohemi kot për gjyqtarët

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 17:49
Bellai akuzon përsëri

Arjan Bellai ka qenë i pakënaqur me humbjen e Bylisit të tij ndaj Kastriotit. I pakënaqur si zakonisht ndaj gjykimit që sipas tij ka një tendencë të caktuar, por i pakënaqur edhe me lojtarët që e kishin interpretuar plotësisht gabim duelin e sotëm.

“Në këtë ndeshje e meritonim humbjen. Po punojmë shumë me psikologjinë e futbollistëve. Rasti i penalltisë? Unë para se të vij këtu shoh çdo episod, mund të shihni edhe mbajtje të futbollistit të Krujës. Nëse kalojnë 7-8 minuta për ta parë, ka edhe të tonët. Kur sheh për kaq shumë minuta me kaq hollësi, sheh edhe nëse është faull, është e qartë.

Është e qartë, që e mban futbollisti i Krujës, duhet parë edhe kjo, nuk duhet parë vetëm nëse është penallti. Nuk ankohemi kot, por sot e meritonim humbjen, se sot nuk ishim në asnjë aspekt, nuk kishim cilësitë më të mira tonat.

Unë flas përditë me presidentin, këta lojtarë që kemi janë të shkëlqyer. Çfarë kemi bërë i kemi bërë me këta, unë kam fajin i pari, pastaj këto. Unë kam bërë përzgjedhjen, kam parë kush është më i lodhur, edhe anën psikologjike. Gjyqtari u desh ndërhyrja e katërt që të jepte karton te mbrojtësi i djathtë, ne na jepet e kundërta, që në ndërhyrjen e parë. Kjo nuk më pëlqen.

Nuk më pëlqeu as nxemja e ekipit, nuk më pëlqeu, nuk më ka ndodhur më parë. Deri dje ishim shkëlqyer, thashë shyqyr Zotit janë në të njëjtën gjendje fizike e dëshirë për të luajtur. Por nuk bëhet që të punojmë vetëm nga ana psikologjike, duhet që ata të marrin përsipër më shumë. Por për këtë humbje kam unë shumë faj, nuk kanë vetëm futbollistët”, theksoi për “Oversport” pas duelit Bellai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat