PSG pas Gundogan, gjermani nuk e mendon largimin

Futboll

PSG pas Gundogan, gjermani nuk e mendon largimin

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:43
PSG pas Gundogan

Shefi i PSG-së, Luis Campos është i interesuar për mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Kapiteni i Cityt në qershor mbyll kontratën me parisienët.

Campos sipas mediave franceze, është i pakënaqur me repartin e mesfushës së PSG-së, dhe ai është një tifoz i veteranit gjerman.

Kampionët thuhet se do të presin deri në qershor e më pas do të hedhen në sulm për Gundogan.

Mesfushori gjerman pak ditë më parë deklaroi: “Jam shumë i lumtur në Manchester City. Për sa i përket futbollit, nuk ka vend më tërheqës për momentin”.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Francës, do të provojnë në verën që vjen ta bindin lojtarin më ofertë majme për t’u transferuar në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat