Llapi i shkakton debakël liderit të kampionatit 

Futboll

Llapi i shkakton debakël liderit të kampionatit 

Nga: K. Goca Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:53
Llapi

Llapi i Podujevës ka treguar lojë të madhe, duke e deklasuar me rezultat 4:1 liderin e kampionatit, Dritën e Gjilanit.

Epilogu u vendosë në 45 minutat e parë, ku llapjanët shënuan katër herë.

Është fitorja më bindëse dhe më e ëmbël gjatë këtij edicioni për Llapin. 

Për Llapin shënuan Drilon Fazliu (9'), Bianor Neto (26'), Kushtrim Shabani (38'), Francisco Rivera (43’) dhe për Dritën Simonovski (17').

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i lumtur për lojën që treguan djelmoshat e tij, sidomos për fitoren e thellë.

Pas javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës, Llapi është në vend të 6-të me 16 pikë dhe Drita kryeson  me 30 sosh,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat