Messi afër transferimit në MLS

Futboll

Messi afër transferimit në MLS

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 22:06
Lionel Messi

Lionel Messi mund që karrierën e tij ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gazetarit të njohur nga “The Athletic”, David Ornstein, argjentinasi ka më shumë gjasa që të përfundojë në MLS, sesa që të rikthehet te Barcelona.

Messi, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme këtë sezon me Paris Saint-Germainin, pritet që ta marrë një vendim përfundimtar pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kontrata e tij me kampionët e Francës përfundon në fund të sezonit, derisa në marrëveshje ekziston edhe opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon. 

PSG-ja dëshiron ta mbajë 35-vjeçarin në “Parc des Princes”, derisa ai është i lidhur edhe me një rikthim te Barcelona.

Megjithatë, nga klubi i David Beckhamit, Inter Miami, janë gjithnjë e më të sigurt se mund ta marrin shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” për fazën e fundit të karrierës së tij.

Messi do të jetë 36 vjeç verën e ardhshme dhe mund të ndodhë që ai të ndihet gati të largohet nga niveli elitar i futbollit evropian.

Klubi nga SHBA pret që të mbyll një marrëveshje me ish-sulmuesin e Barcelonës në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat