Regjistron shifra të pabesueshme deri tani

Futboll

Regjistron shifra të pabesueshme deri tani

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:07
Messi

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Tierri Henri ka qenë gjithmonë një adhurues besnik i Lionel Mesit, të cilin e konsideron si më të mirën e të gjitha kohërave. Ai nuk ka ngurruar të lavdërojë sërish sulmuesin e PSG-së, i cili është në formë të mirë pavarësisht se është 35-vjeç.

Në një prononcim për “El Futbolero US”, ai shprehet se ylli argjentinas mbetet terrori i mbrojtjes.

“Shumica e mbrojtësve ngatërrohen sepse Mesi gjithmonë duket më pak i interesuar në fillimin e ndeshjeve dhe papritur ai ndryshon ritmin. Unë kam luajtur me të për disa vjet dhe këtë sezon Mesi është në formë të jashtëzakonshme”, është shprehur francezi.

Mesi ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asistime në vetëm 17 ndeshje deri më tani këtë sezon, duke qenë lojtari më vendimtar në Evropë përpara Erling Haland ose Kilian Mbape. Pavarësisht se tashmë po “plaket”, ai regjistron shifra të pabesueshme duke ua mbyllur gojën disave që tashmë e kishin “varrosur” për shkak të keq sezonin e kaluar.

Këtë të mërkurë ylli i PSG-së do të luajë kundër Juventusit në Torino dhe do të mbeten vetëm dy data që sulmuesi të përqëndrohet me Argjentinën, ku Botërori në Katar bëhet objektivi i madh i yllit pasi është i fundit që do të luajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat