Ali Latifi: Këto ishin veprimet e rinisë kundër Oliver Ivanoviqit dhe shokëve të Rrahman Morinës

Futboll

Ali Latifi: Këto ishin veprimet e rinisë kundër Oliver Ivanoviqit dhe shokëve të Rrahman Morinës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 nëntor 2022 Në ora: 18:46
Ali Latifi

Ali Latifi ka qenë halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta. 

Qysh me 12 shkurt të vitit 1991, Ali Latifi, trajner i klubit të karatesë Minatori nga Prishtina, i humbi durimi dhe nuk mund të duronte politikën diskriminuese të Oliver Ivanoviqit dhe regjimit serb ndaj shqiptarëve të Republikës së Kosovës.

Latifi e nisi i pari rrugën e pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav, duke ia rrahur tavolinën Oliver Ivanoviqit. 

Ivanoviqi ishte pjesë e Lidhjes së Karatesë së Kosovës në vitin 1991, duke zbatuar fuqishëm politikën e Sllobodan Millosheviqit, synonte t’i nënshtronte edhe karateistët shqiptarë, por aty iu kundërvu fuqishëm Ali Latifi, duke i thënë troç: “Kurrë nuk keni me arritur këtë, sa të jem gjallë unë”.

Një përplasje e ashpër mes Latifit dhe Ivanoviqit. 

Latifi i tregoi Ivanoviqit se këtu është Kosova, këtu janë shqiptarët Zot shtëpie dhe për habi Oliveri i kishte pas vete edhe disa shqiptarë. Siç thotë Bashkim Haxhimusa, me votat e mposhtën me 4:3 Ivanoviqin.       

“Unë nuk kam qenë anëtari Kryesisë së Karatesë dhe LKF të Kosovës sepse ata u vendoseshin sipas kompleksit politik të LKJ-së. 

Për ta isha i padëshirueshëm  Mua më ka lajmëruar më parë një sportist serb duke më lajmëruar për situatën që po ndodhë në sportin e Karatesë së Kosovës, ku kam qenë themelues i këtij sporti në familjen sportive në LKF të Kosovës në vitin 1971.

E ndihesha shumë rëndë kur ky sport i pari filloj të aplikon kushtetutën e Millosheviqit më vrasje të ushtarëve, demonstruesve të datës 28.03.1989 kur u vranë 25 demonstrues, 603 u plagosën e 1200 organizator i dërguan në Leskovc të Serbisë dhe i burgosën.

Sot janë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, dhe kjo që ndodhi në Ukrainë më 24.02.2022, ka ndodhë në Kosovë  dhe nuk i përkujton askush bile as shteti.

Kam shkruar shumë herë për këto ngjarje po gënjejnë sepse krimi ka udhëheqë shtetin, këtë e dinë Beogradi dhe Prishtina por po heshtën.

Njerëzit e vërtet të pavarësimit disa i vranë, më ndihmën e shqiptarëve e ata që janë gjallë në pamundësinë  e informimit po heshtën, e gënjeshtrat po shiten më përfitime karrieriste personale.

Dëshmitari okular i sinqertë pas 32 viteve ka dal dhe po thotë një pjesë të vërtetës.

KK Minatori, ka qenë promotor i kundërvimit të Oliver Ivanoviqit me shqiptarë që në praktikë zbatoj kushtetutën e Millosheviqit, e ne e zbatuam Kushtetutën e Kaçanikut të organizuar nga Populli dhe Ibrahim Rugova. Pastaj kjo u përkrahë nga arsimi të udhëhequr nga Fehmi Agani dhe Ejup Statovci.

Në futboll, na kanë përkrahë Nazmi Gashi, KF Flamurtari dhe Arbnor Morina, KF Prishtina.

Kam pas përkrahje nga mbarë rinia e Kosovës që ‘Minatori’ dërgoj në ushtri në Shqipëri, të organizuar nga Dali qëkur, Zahir Pajaziti, Adem Jashari.

Sporti i karatesë, u bë prokurori i pari i pavarësisë edhe në politikë, ku organizoj referendumi në 26.09.1991. KOK të Kosovës, në mars 1992. Zgjedhjet, Presidenciale 24.05.1992.

Këto ishin veprimet e Rinisë kundër Oliver Ivanoviqi dhe shokëve të Rrahman Morinës.

Koha është të flitet e vërteta Kosova, Beogradi, Tirana, Evropa, SHBA i dinë, por politika deri tani kanë gënjyer dhe po gënjejnë sepse krimi ka udhëheqë shtetin shqiptar më falsifikimet të krimit. Ka shume  sepse posedoj dokumente të pa publikuara zyrtarë të kohës”, thotë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat