Çfarë po ngjan me turneun Rama - Domi? Ja çfarë thotë FFK

Futboll

Çfarë po ngjan me turneun Rama - Domi? Ja çfarë thotë FFK

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 nëntor 2022 Në ora: 19:47
Domi - Rama

Edhe tre javë duhet që të mbahet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët e humbën jetën me 22 nëntor të vitit 1987 në Volljakë të Klinës.

Rama - Domi, për shumë vite ishin pjesë të KF Prishtinës në Ligën e Dytë e pastaj në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Kohën kur humbën jetën tragjikisht, Rama luante për Lirinë dhe Domi për Vëllaznimin e Gjakovës.

A do të mbahet turneu sipas marrëveshjes me rotacion mes ekipeve: Prishtina, Liria e Prizrenit, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Dukagjini i Klinës?

Është e paqartë deri me tash, ndërsa data 22 nëntor po afrohet. 

Brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, thonë se turneu nuk është në kalanderin e këtij institucioni.

“Turneu ‘Rama – Domi’ nuk është në kalendarin e FFK-së, por si FFK e mbështesin dhe e ka mbështetjen kushdo që do të organizojë nga klubet”, - tha një burim brenda FFK-së për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Edicionin e kaluar, Dukagjini ishte mikpritës i këtij turneut, ndërsa sivjet askush nuk e di se çfarë do të ngjajë. Me rotacion duhet të organizojë Prishtina, Liria ose Vëllaznimi, gjithnjë sipas marrëveshjes.

A do të jetë Dukagjini sërish sakrifikues i këtij turneu, nëse as Prishtina as Liria e as Vëllaznimi nuk i përgjigjen organizimit të turneut për legjendat e futbollit, që derdhën shumë djersë për ngjyrat e klubeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat