Neuer: I jam nënshtruar tre operacioneve deri tani

Futboll

Neuer: I jam nënshtruar tre operacioneve deri tani

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:25
Neuer

Portieri i Bayern Munich-ut, Manuel Neuer, ka zbuluar se vuajtur nga kanceri në lëkurë në fytyrë, gjë që e detyroi t’i nënshtrohej tri herë operacioneve.

Neuer shkoi në “Instagram” të mërkurën për të treguar se ai vuante nga kanceri i lëkurës e shkaktuar nga dielli.

Ndërsa tashmë theksoi se gjithmonë përdor krem si një masë mbrojtëse për të mos u detyruar t’i nënshtrohet operacioneve të tjera.

“Meqenëse ne vazhdimisht stërvitemi dhe luajmë jashtë dhe gjithashtu na pëlqen ta kalojmë kohën e lirë në natyrë, është thelbësore që ne të mbrohemi nga dielli.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat