Shkëmbi i kthen përgjigje Bellait

Futboll

Shkëmbi i kthen përgjigje Bellait

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 15:40
Shkëmbi

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 11 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni nuk thyhet as nga Kastrioti, teksa skuadrat janë ndarë në barazim 1-1. Krutanët gjetën golin e avantazhit shumë shpejt. Bedri Greca e dërgon topin në rrjetë që në minutën e 7, por në pjesën e dytë të takimit Erzeni kthen sërish baraspeshën. Nonato rrotullohet bukur në zonë dhe goditja e tij mposht portierin Sali. Skuadrat largohen me nga një pikë nga stadiumi, çka e mban ekipin shijakas në vendin e tretë të renditjes.

Në krahun tjetër, Teuta ka dështuar të fitojë edhe nda Bylisit. Një tjetër barazim është regjistruar në Ballsh, ku rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Kriza vazhdon të jetë prezente te skuadra durrsake, që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Shkëmbi (Teuta), tha: “Deklarata e Bellait që Bylisi luajti vetëm me portierin Qirko?

Ne trajnerët mund të kemi lloj-lloj justifikimesh. Edhe portieri kundërshtar pati momentet e tij. Ne trajnerët duhet të respektojmë punën e kundërshtarit. Nuk mund të themi që luajtëm vetëm ne me portierin. Jam i kënaur me pikët, por patjetër edhe me 0 gola të pësuar mbrapa.

Sot u dukëm më shumë skuadër. Futbollistët shkonin ndihmonin njëri-tjetrin më me besim dhe më me dëshirë. Kjo më pëlqeu.

Ajo që s’më pëlqeu fare është kartoni i Jazexhiut. Pavarësisht se është një lojtar i ri, nuk mund të shkon të shkaktosh faull në anësore, duke ditur që ke një karton të verdhë. Nuk dua ta them dhe ta mendoj më që kjo ndeshje është pikënisje, sepse është hera e dytë që pas Egnatias. Nëse nuk stërvitemi mirë dhe nuk kemi të njëjtën dëshirë si sot nuk ka as pikënisje dhe as pikëmbërritje“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat