Kush ishte Dragan Gjukiq? Çfarë thotë Jeton Osmanaj për Arbon Deskun, Burim Tarën, Burim Domnikun? 

Futboll

Kush ishte Dragan Gjukiq? Çfarë thotë Jeton Osmanaj për Arbon Deskun, Burim Tarën, Burim Domnikun? 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Jeton Osmanaj

Fusha e futbollit në Raushiq ka qenë fushë e rezistencës kundër pushtuesit serb.

Në fushën në Raushiq janë zhvilluar shumë ndeshje të Kampionatit të pavarur të të Kosovës.

Aty si vendas luante Besa e Pejës, madje në ndeshjen e edicionit 1996-1997, u tubuan 10 mijë shikues në derbi kundër Prishtinës.  

Ish futbollisti Jeton Osmanaj kujton vitet e vështira, vitet e sakrificës dhe vitet kur disa herë u kërcënua nga regjimi serb. 

Në atëkohë, komandanti i njësisë speciale të milicisë serbe, Dragan Gjukiq, i ka marrë në parkun e qytetit të Pejës, futbollistët Jeton Osmanajn dhe Burim Domnikun.  

“Kur ka ardh komandanti i njësisë speciale Dragan Gjukiq me na marr në park të qytetit (në stërvitje) mua dhe Burim Domnikun dhe me shku me luajt në ndeshje barazhi për me hy në Ligë të Parë të Kosovës, një ekip serb ku komandanti ishte kryetar klubi, reagimi shumë i papritur prej tij se si ne guxojmë me refuzu! 

Unë i thash që nuk mundem me paramenduar me u nda prej rrugës se popullit tim. 

Plus kur nuk shkuam, më pyeti për Ekrem Veselin dhe pastaj kemi shkuar shpejt e kemi futur dorën në gips. 

Ai person është i vrarë në luftime në Lubeniq ose Lëbushë dhe rastin tjetër kur ka ardh policia në klasë të shkollës fillore në Studençan dhe hynë para ndeshjes me Ballkanin dhe na morën të gjithëve në stacion policor (unë Jetoni, Ekrem Veseli dhe Besim Baloku kem ikë dhe kemi mbet me uniforma sportive për fundi rrobave civile), plus ora policore ishte ne ora 22:00. 

Kemi ardh me një autobus lokal deri në Prizren, prej aty në orë policore na ka sjell një autobus enkas veç për neve 3 (sepse kish përfunduar orari i transporteve, ne ju lutem dhe ai rrezikoj), plus kur kem ardh në Gjakovë në ora 01.00 të mesnatës kemi shku te Burim Tara portier i Vëllaznimit i ciki na ka pru në Pejë në ora 02.00 të natës.

Kryesia e KF Besa ka shku në Suharekë me na kërku neve dhe jem taku në ora 03.00 ose 04.00 të mëngjesit në Pejë ne dhe kryesia. 

Plus ja vlen të ceket që kur kemi luajt në qytete tjera gjithmonë garderobën e kemi dërgu një ditë përpara, rasti tjetër në Zllakuqan në stërvitje ne reprezentacion të grupit kur erdhën policia dhe na morën të gjithëve në stacion të policisë nja 3.4 orë e fal Arbon Deskut që bëri të pamundurën e na nxjerri nga policia”, tregon Jeton Osmanaj.

Malazezi Drago Vujosheviq e thërret Jeton Osmanajn.

“Një rast personal i imi kur më thërret drejtori i qendrës medicionale në Pejë (atë kohë edhe deputet i kuvendit federativ Drago Vujosheviq) unë isha referent i të ardhurave personale në qendër medicionale dhe më thotë: ‘A më jep besën e shqiptarit që ki me fol hapur dhe korrekt}?  

I them po, e ki besën, ai thotë po ta jap edhe unë fjalën e malazezit që ta mbaj fjalën, dhe më thotë: ‘A je aq lojtar i mirë që më ka thirr kryetari i Pejës atëherë Mile Ivanoviq dhe më ka thënë gjithsesi me ma pru Jetonin me luajt për Buduçnostin e Pejës (atëkohë në ligën ndërrepublikane)...

Unë i them pasi që të premtova, po flasë pa frikë edhe pse që nga sot e mendoj që do të mbetem pa punë dhe mund të kem edhe pasoja me burg e gjëra tjera, po nuk mund të lejoj veten që me u nda nga rruga e popullit tim (i thash vendose veten në pozitën time). 

Pas bisedës korrekte, më thotë që nga sot e derisa të jam unë drejtor këtu ti luaj ku të duash se me punë nuk guxon kush me të shantazhu (realitetin me fol nuk kam pas pasoja me punë që nga ai moment)”, tregon Osmanaj.

 “A e dini se në ndeshjen me KF Opojën kur kemi shku i kemi dërguar pajisjet një dit përpara dhe vendasit (Opoja) na e kanë dhënë një emër të një opojasit i cili kishte dasëm të dielën dhe kur na ndalen në punktin e policisë, ne iu themi se po shkojmë në dasmë te ai person dhe e kaluam punktin. 

Nuk mund të harrohet posaçërisht ndihma që na e ka dhënë fshati Raushiq gjatë gjithë viteve të pavarësimit sepse aty i kemi zhvillu pothuajse të gjitha ndeshjet në vitet 1991/1998 e si pasojë ato familje që na kanë ndihmu edhe e kanë pësuar edhe me malltretime e edhe me vrasje. 

Asnjëherë nuk do të mund të ua shpaguajmë mundin dhe sakrificën fshatit legjendar Raushiq”, thotë Osmanaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat