Vetëm 2 asistime larg Ronaldos

Futboll

Vetëm 2 asistime larg Ronaldos

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Vetëm 2 asistime larg Ronaldos

Lionel Messi ka 2 asistime më pak se Ronaldo në Champions League.

Në ndeshjen e djeshme të javës së 6-të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve mes PSG -së dhe Juventusit (2:1), sulmuesi argjentinas i bëri një asist Kylian Mbappe.

Tani Messi ka 40 asistime në Champions League, ai është i dyti në histori.

Ronaldo vazhdon të jetë në epërsi me 42 asistime. Megjithatë, këtë sezon, sulmuesi i Manchester United nuk do të jetë në gjendje të përmirësojë statistikat e tij, pasi luan në Europa League.

Anësori i Juventusit, Angel Di Maria është i treti me 38 asistime. I katërti është sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar me 33 asistime në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat