Ballkani pëson humbje dhe përshëndetet nga garat evropiane 

Futboll

Ballkani pëson humbje dhe përshëndetet nga garat evropiane 

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 20:34
Pamje nga ndeshja

Djelmoshat e Ilir Dajës meritoi më shumë nga ballafaqimi me Cluj në Rumani, pasi që treguan lojë shumë të mirë.

Cluj ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit G të Conference League. 

Kampioni i Rumanisë ka shënuar fitore me golin e Nana Boateng në minutën e 17-të. 

Është interesant, në minutën e 35-të  Stivi Frashëri u tregua fantastik! Portieri i Ballkanit pret dy penallti të njëpasnjëshme ndaj Ciprian Deac, pasi që gjyqtari e përsëriti.

Sivasspori përfundon në vend të parë me 11 pikë, pasojnë CFR Cluj 10, Slavia Pragë 8 dhe Ballkani në fund me 4 pikë.

Sivasspor dhe Cluj kualifikohen më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat