Rikthehet Superliga

Futboll

Rikthehet Superliga

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 12:13
Rikthehet Superliga

Skuadrat elitare të vendit tonë, rikthehet në aksion këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 15-të.

Edhe kjo xhiro parashikohet të sjell disa duele tejet interesante dhe të rëndësishme për skuadrat e Superligës.

Kjo xhiro nis të shtunën pasdite, ku do të luhen tri ndeshje. Kryendeshja luhet mes Prishtinës dhe Gjilanit, sfidë kjo e rëndësishme për dy rivalët e vjetër në futbollin tonë, derisa në dy ndeshjet tjera të së shtunës takohen: Dukagjini-Malisheva dhe Trepça ’89-Drenica.

Ndërkaq, dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, do të luhen të shtunën pasdite, ku përballen Llapi-Ferizaj dhe Drita-Ballkani, kjo e fundit konsiderohet kryederbi i kësaj fundjave pasi që takohen i pari më të dytin.

Superliga / Java e 15-të.

Të shtunën takohen:

Dukagjini – Malisheva

Trepça ’89 – Drenica

Prishtina – Gjilani

Të dielën takohen:

Drita – Ballkani

Llapi – Ferizaj

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00 përveç sfidës Prishtina-Gjilani që nis në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat