Paratici befason Juventus-in dhe Milan-in

Futboll

Paratici befason Juventus-in dhe Milan-in

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:16
Paratici befason Juventus-in dhe Milan-in

Një vit më parë, për të qenë të saktë në merkaton e janarit 2022, ishte operacioni Bentancur-Kulusevski nga Juventus-i. Sot, 11 muaj më vonë, një sulm i ri i dyfishtë në Serinë A është duke u planifikuar me kujdes nga Tottenham. Lidhjet dhe referencat e pashmangshme me kampionatin italian vazhdojnë të diktojnë axhendën e transferimeve të Fabio Paratici-t.

Kësaj radhe skuadra e vënë në shënjestër është Atalanta. Klubi bergamask, deri tani protagonist i një sezoni shumë mbi pritshmëritë, nxjerr talente në sasi industriale. Dhe kur nuk e bën direkt, i merr nga jashtë shumë të rinj dhe më pas i bën të rriten, pothuajse gjithmonë me rezultate të mëdha, derisa të bëhen pjesë të çmuara.

Ose për t’u ruajtur me xhelozi për të marrë rezultatet e mahnitshme të viteve të fundit, ose për t’i shitur me peshë floriri dhe pastaj për të filluar përsëri rrjedhën. Këtu, Paratici do të përfitonte nga rasti për t’i rrëmbyer klubit të Bergamos dy nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

Vëmendja e drejtuesit italian duket se është kthyer drejt një qendërmbrojtësi italian shumë premtues, dhe drejt një fantazisti shumë konkret me kontratën që skadon qershorin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Giorgio Scalvini-n dhe Ruslan Malinovskyi, të cilët janë drejt largimit nga zikaltrit për arsye të ndryshme.

Lojtari italian, i lindur në vitin 2003, është i kërkuar nga klubet më të mira italiane. Siguria me të cilën ai drejton mbrojtjen e Atalanta-s në moshën vetëm 18 vjeç e bën atë një të përzgjedhur nga fati për të bërë gjëra të mëdha.

Nga ana tjetër kemi një lojtar që duket se i ka ardhur në fund të aventurës nën urdhrat e Gasperini-t. Disa probleme fizike të shumta dhe mbi të gjitha konfliktet me klubin për shkak të mos rinovimit të marrëveshjes që skadon në qershor 2023 e bëjnë ukrainasin kandidatin e parë të kualifikuar për t’u larguar në merkaton e janarit.

Gjithashtu sepse, nëse do të shitet në merkaton e dimrit, Malinovskyi do të lirohej me ‘zero’ në dy muaj. Paratici synon të paraqesë një ofertë të vetme prej 30-35 milionë euro për kartonët e të dyve. Një propozim që nëse pranohet nga drejtuesit e Atalanta-s, do të befasonte Juventus-in dhe Milan-in. Dy gjigantët e Serisë A, në fakt, kanë kohë që interesohen për dyshen bergamaske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat