Haaland parakalon Mbappe-n

Futboll

Haaland parakalon Mbappe-n

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:42
Haaland parakalon Mbappe-n

Bota e futbollit po përgatitet të futet në epokën e re, Haaland – Mbappe.

Jo vetëm në fushë apo statistika, por midis dy lojtarëve zhvillohet edhe një luftë e “padukshme” dhe bëhet fjalë për milionat në kontratat e tyre.

Tani, pas transferimit te Manchester City, Erling Haaland është bërë lojtari më i vlefshëm në tregun e transferimeve, duke parakaluar “rivalin” e tij, Kylian Mbappe.

Vlera e norvegjezit tani është 170 milionë euro, ndërsa e francezit është 160 milionë euro.

Sezoni po regjistron shifra të frikshme për të dy lojtarët, të cilët po shënojnë rregullisht me skuadrat e tyre respektive City dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat