Abazaj tregon ndjesinë e kthimit në Kombëtare

Futboll

Abazaj tregon ndjesinë e kthimit në Kombëtare

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:58
Abazaj

Shqipërisë i është rikthyer “Kristali”, Abazaj. Ky lojtar ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë dhe kjo i prishi jo pak punë në karrierën e tij sa i përket klubit dhe njëkohësisht Kombëtares.

Një mundësi e re i është dhënë në miqësoren me Katarin. Abazaj është thërritur për herë të parë nga Reja, duke iu bashkangjitur grupit të lojtarëve të Superiores. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, lojtari i Instabulsporit tregoi përjetimet dhe ndjesitë e kësaj ftese.

“Pas shumë kohësh jam kthyer te Kombëtarja. Normalisht jam shumë i lumtur për këtë pjesë pasi është një tjetër ndjesi kur stërvitesh dhe luan për këtë fanellë. Është përgjegjësi shumë e madhe dhe një ëndërr për çdo lojtar që të përfaqësoj kombin e tij.

Normalisht që kur mora telefonatën u gëzova shumë. Kisha kohë që nuk e merrja ftesën, pavarësisht dëmtimeve dhe gjithçkaje që kam kaluar, këtë e shoh si fillimin e një rruge të gjatë përpara”, u shpreh Abazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat