Paçarada standard, Fazliji skuqet! St. Pauli mposhtet!

Futboll

Paçarada standard, Fazliji skuqet! St. Pauli mposhtet!

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Paçarada

Skuadra e St. Paulit nuk ia del në udhëtim, në përballje me Fortuna Dusseldorf, në kuadër të javës së 15-të të Bundesliga II.

Vendasit shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj St. Paulit.

Leart Paçarada dhe Betim Fazliji, startuan standardë për St. Paulin.

Në minutën e 58-të, Fazliji u përjashtua me karton të kuq pas një faulli, duke e lënë me një lojtar me pak ekipin e tij.  

Paçarada me bashkëlojtarë luftuan deri në fund por nuk arritën të barazojnë. 

Futbollisti Hennings në minutën e 22-të ka shënuar për fitoren e skuadrës nga Dusseldorfi.

Fortuna është në vend të pestë me 26 pikë dhe St. Pauli në të 14-tin me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat