Drita e përgatitur për të gjunjëzuar Ballkanin! Çfarë thotë Nuhiu? 

Futboll

Drita e përgatitur për të gjunjëzuar Ballkanin! Çfarë thotë Nuhiu? 

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:41
Nuhiu

Një ditë para derbit mes Dritës dhe Ballkanit, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Ajzeraj. folën para gazetarëve për pëtgatitjet dhe pritjet nga ky takim.

"Përballje e fortë, një skuadër që luan në mënyra të ndryshme ndaj së cilës duhet të tregojmë karakter", ishin fjalët e para të Nuhiut.

 “Jam munduar që gjatë javës të përgatis skuadrën sepse vijmë pas një humbje, por duhet të tregojmë karakter. Nuk duhet të harrojmë edhe pozitën që kemi, sepse realisht jemi kryesues, por ndeshja e nesërme do të jetë jashtëzakonisht e fortë.

Na pret një ndeshje e rëndësishme, por jo dhe vendimtare sepse kampionati është i gjatë. Kishim ecuri të mirë, por tani duhet të tregojmë autoritetin dhe personalitetin tonë dhe të kthehemi te fitorja. Nië ndeshje shumë e mirë nesër për të treguar cilësitë tona, uroj të shohim futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që kanë më së shumti kualitet”, ka thënë Nuhiu.

Gjatë konferencës u diskutua për ndeshjen e kaluar dhe rezultatin, për çka trajneri ynë tha se nuk humbet energji për diçka që ka kaluar, sepse nuk mund të kthejmë asgjë, por skuadra përqendrohet të mos bëjë gabime te tjetra. 

“Kemi përgjegjësi dhe pas çdo humbje jam unë fajtori, kurse për fitore janë meritorë futbollistët.

Derisa skuadra kryeson klasifikimin dhe është brenda objektivave, ne mund edhe të humbasim, por e rëndësishme është në fund se në cfarë pozite do jesh. Skuadra do ketë ulje dhe ngritje gjatë rrugës, por duhet të vazhdojmë rrugën dhe të tregojmë potencialin tonë", theksoi Nuhiu.

Për ndeshjen e nesërme në orën 13.00 në fushën ndihmëse në Gjilan, Nuhiu tha gjithashtu se niset gjithmonë me mendim pozitiv, “gjithmonë mendoj pozitivisht, mendoj se duhet të fitohet takimi, e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë, do të përqendrohemi gjatë 90 minutave pastaj do t'ia lëmë ndeshjes”, u përgjigj Nuhiu.

Ai u pyet për reflektim individual, për çka u shpreh se për çdo vendim do të koordinohet me drejtuesit e klubit.

“Asnjë vendim nuk do të marrë pa u koordinuar me drejtuesit, sepse nuk dua ta zhgënjej asnjërin. Do e gjejmë zgjidhjen për të mirën e klubit, sepse tashmë po kaloj 4 vite me klubin.

Gjithmonë do të konsultohem me drejtuesit e klubit dhe nëse vendosim se trajneri duhet të lëvizë atëherë do ta bëjmë atë.

Por, personalisht mendoj se jemi duke bërë një punë të jashtëzakonshme, jemi në vend të parë, të vazhdojmë, të përqendrohemi dhe në fund do të bëhen llogarit”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat