Sulmuesi dardan gjen golin e radhës në Kroaci

Futboll

Sulmuesi dardan gjen golin e radhës në Kroaci

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 20:06
Sulmuesi dardan gjen golin e radhës në Kroaci

Sulmuesi dardan gjen golin e radhës në Kroaci!

Emir Sahiti ka shënuar golin e radhës në Kroaci. Hajduku i Splitit fitoi 3-1 ndaj Osijekut, sfidë të cilën e zhbllokoi 23-vjeçari dardan në minutën e dhjetë.

Sahiti mori një asist nga Livaja dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë, duke gjetur golin e tretë sezonal në kampionatin kroat (numëron edhe dy asiste).

Skuadra nga Spliti siguroi triumfin e dytë radhazi në shtëpi dhe për momentin renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Dinamo e Zagrebit, por kampionët në fuqi kanë luajtur dy ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat