Ashtu si i ka hije Barcelonës! Pique përshëndetet

Futboll

Ashtu si i ka hije Barcelonës! Pique përshëndetet

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 22:57
Barcelona

Barcelona ka arritur tre pikë me peshë të madje në luftë për titullin e kampionit në Spanjë. 

Barcelona ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Almeria-s.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka dështuar nga penalltia në minutën e 7-të. 

Në pjesën e dytë Barcelona ka treguar klasin e asaj ashtu si i ka hije. 

Futbollistët Dembele në minutën e 48-të dhe de Jong në atë të 62-tën, realizuan për fitoren e madhe të katalunasve. 

Pas javës së 13-të, Barcelona merr kreun e tabelës me 34 pikë, ka një ndeshje më shumë dhe dy pikë më shumë se Reali në vend të dytë dhe Almeria është e 15-ta me 13.

Emocione në “Camp Nou”, stadium ku Gerard Pique luajti ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën e tij të dashur.

Mbrojtësi i njohur spanjoll, tërhiqet, teksa tifozët nuk i kursyen thirrjet në kor për të gjatë momentit që lojtari zbriti dhe u largua nga fusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat