Ndeshje interesante në ligat evropiane, vëmendja te Chelsea – Arsenal, Tottenham – Liverpool, Juventus – Inter

Futboll

Ndeshje interesante në ligat evropiane, vëmendja te Chelsea – Arsenal, Tottenham – Liverpool, Juventus – Inter

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Ndeshjet në ligat evropiane vazhdojnë edhe sot.

Sot pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante në disa liga evropiane.

Spikasin debit në Premier Ligë, me Chelsea që do jetë nikoqir i Arsenalit.

‘Topçinjtë’ kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe ndaj rivalit të qytetit.

Por, për ekipin e Mikel Artetës nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, pasi ‘Blutë e Londrës’ gjithashtu luajnë për pikët e plota.

Ndeshja në mes tyre zhvillohet në ‘Stamford Bridge’, me fillim nga ora 13:00.

Kryendeshja tjetër e kësaj jave është ajo në mes Tottenham Hotspur -Liverpool.

‘Reds’ po kalojnë në një periudhë të vështirë këtë edicion, andaj ‘Spurs’ mund të cilësohen si favorit.

Megjithatë Liverpoooli vazhdon të jetë një skuadër e madhe, dhe pritet të luajë për tri pikët ndaj Tottenham.

Ndeshja në mes tyre fillon nga ora 17:30.

Edhe në Serie A do zhvillohet derbi pasi Juventusi pret Interin. Të dy klubet po kalojnë në një moment pothuajse të njëjtë me rezultate.

Përballja në mes tyre nis nga ora 20:45.

Në ligën italiane ndeshje do të zhvillojë edhe Roma e cila në orën 18:00 pret Lazion.

Në La Liga Atletico Madrid – Espanyol zhvillohet në orën 14:00

Kurse në Ligue 1, me fillim nga ora 13:00 PSG luan në udhëtim të Lorient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat