Derbi i madh sonte që do të shikohet nga 170 shtete dhe mbi 350 milionë shikues

Futboll

Derbi i madh sonte që do të shikohet nga 170 shtete dhe mbi 350 milionë shikues

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Juventus-Inter ndoshta ka humbur pak nga sharmi i viteve të kaluara, por gjithsesi mbetet në sfidë shumë e rëndësishme, e cila thith një audiencë tepër të madhe në të gjithë botën.

Transmetimin e saj në kohë reale e kanë kërkuar 170 shtete dhe audienca pritet që të kalojë 350 milionë ndjekësit.

Ndërkohë, duke parë edhe gabimin që vuajti me VAR-in në sfidën kundër Salernitanës, kamerat në dispozicion të arbitrave për këtë sfidë do të jenë 30 të ndryshme, ndërsa këndet e transmetimit do të mbulohen nga 40 kamera të tjera.

Ndërkohë, në tribunë specifike priten 350 gazetarë dhe 70 fotografë përreth fushës torineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat