Origi në qendër të kritikave

Futboll

Origi në qendër të kritikave

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:33
Origi

Nuk është një periudhë e lehtë për belgët e Milanit. Jo vetëm De Ketelaere, por edhe Divock Origi po lufton për të bërë paraqitje të mirë.

Kundër Spezia-s ai bëri një tjetër paraqitje jo bindëse, duke u vlerësuar nga mediet italiane me notën 5.

Një nga titujt më pikant ishte ai i “La Gazzetta dello Sport” që shkruan se “krahasimi me Giroud është i ashpër, si të dalësh me ish-in e Brad Pitt”.

Duket se Origi ka shumë punë përpara për të gjetër formën më të mirë dhe për të bërë një paraqitje të pëlqyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat