Llapi e pret Ferizajn në Podujevë, formacionet zyrtare

Futboll

Llapi e pret Ferizajn në Podujevë, formacionet zyrtare

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:41
Llapi e pret Ferizajn

Llapi dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të ferizajasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje nga një fitore e thellë ndaj Dritës dhe synon të ruaj formën me një fitore tjetër, për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë marrë një barazim pas tri humbjeve radhazi dhe duan të fillojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Emini, Idrizi, Neto, Fernandinho; Krasniqi, Shabani, Rivera; Fazliu, Progni, Alidema; 

Ferizaj: Rexhepi; Cakolli, Halili, Bardhi, Qerkini; Sadriu, Orana, Haxhimusa, Ramusa; Fazliu, Kamara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat