Juventus tronditet në prag të sfidës me Interin

Futboll

Juventus tronditet në prag të sfidës me Interin

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:55
Juventus

Juventus do të presë Interin në “Allianz Stadium” në javën e 13-të të Seria A. Por pak orë para ndeshjes, trajneri Masimiliano Alegri ka vendosur të mos ketë në disponim sulmuesin kryesor, Dushan Vlahoviç.

Serbi pritej që ta niste sfidën si titullar, por mesa duket ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Ndërkohë trajneri mund të disponojë Bremerin dhe Di Marian. Bremer pritet të jetë titullar në sfidën e sotme, ndërsa Di Maria do ta nisë sfidën nga stoli.

Arbitri kryesor do të jetë Daniele Doveri nga seksioni Roma 1, Karbone dhe Giallatini asistentët, ndërsa Ayroldin gjyqtari i katërt. Në Var do të jetë Di Paolo, i ndihmuar nga Longo.

Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren për tu ngjitur në klasifikimin e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat