‘Dardanet’ e reja sot përballen me Gjibraltarin

Futboll

‘Dardanet’ e reja sot përballen me Gjibraltarin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:25
‘Dardanet’ e reja sot përballen me Gjibraltarin

Federata e Futbollit e Kosovës prej 8 deri më 14 nëntor do të jetë nikoqire e miniturneut kualifikues për Grupin 5 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2023 për grupmoshën nën 19-vjeç për vajza.

Krahas Kosovës në këtë grup janë edhe Gjibraltari dhe Bullgaria. Kombëtarja dardane e drejtuar nga Kushtrim Munishi është përgatitur për këto kualifikime dhe shpreson të arrijë të kalojë në Ligën A për t’i vazhduar tutje garat.

Fituesit e shtatë grupeve të Ligës B do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë ndeshjet kualifikuese në raundin e dytë.

Ndeshjen e parë Dardanet e reja do ta luajnë të martën (sot) kundër Gjibraltarit, derisa ndeshjen e tretë më 14 nëntor kundër Bullgarisë. Ndërkohë, më 11 nëntor, do të ballafaqohen Bullgaria dhe Gjibraltari.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 13:00. Hyrja për tifozë është falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat