Kush e drejton derbin Gjilani - Drita?

Futboll

Kush e drejton derbin Gjilani - Drita?

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:17
Kush e drejton derbin Gjilani - Drita?

Në mesjavë zhvillohet xhiro e 16-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 

Nga FFK-ja janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet interesante të kësaj jave.

Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet të enjten në mes të Gjilanit dhe Dritës në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ndarja e drejtësisë në derbin e madh kosovar i është besuar Mervan Bejtullahut, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Në VAR do të jetëm Burim Jahmurataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat