Ancelotti kërkon fitore ndaj Cadiz

Futboll

Ancelotti kërkon fitore ndaj Cadiz

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:42
Ancelotti kërkon fitore ndaj Cadiz

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në një konferencë për media, ka folur para sfidës me Cadiz.

‘Los Blancos’ në duel me Cadiz opsion të vetëm kanë fitoren pasi që tashmë janë pesë pikë larg Barcelonës që kryeson La Ligën.

Tekniku italian është i bindur së të besuarit e tij, do të japin më të mirën në sfidën e radhës që është e fundit para Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Do të jetë ndeshja e fundit e një viti të paharrueshëm, me netë magjike. Duhet ta mbyllim sa më mirë që të kemi një kujtesë të mirë”, tha Ancelotti.

Ancelotti thotë se i vjen keq që sulmuesi Karim Benzema nuk do të jetë në formën e tij më të mirë në Botërorin ‘Katar 2022’.

Francezi nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Ancelottit ndeshjeve të fundit për shkak të një lëndimi.

 Benzema? Nuk jam i shqetësuar. Ai u përpoq të jetë i gatshëm për të ndihmuar shokët e tij, por ende janë disa probleme të vogla. Ajo që më vjen keq është se ai nuk do të shkojë në Kampionatin Botëror në formën e tij më të mirë”, theksoi Ancelotti.

Ndeshja Real Madrid-Cadiz luhet nesër prej orës 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat