Southamptoni zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Southamptoni zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:54
Nathan Jones

Skuadra e Premier Ligës, Southamptoni, ka emëruar Nathan Jones si trajnerin e ri të ekipit.

49-vjeçari erdhi nga Luton Town, dhe ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare në “St Mary's”.

Jones merr në udhëheqeje skuadrën përpara përballjes me Liverpoolin këtë fundjavë, e cila do të pasohet nga pushimi për shkak të Kampionatit Botëror.

“Jam vërtet krenar që më është dhënë kjo mundësi. Unë di shumë për klubin dhe është një klub i mrekullueshëm futbolli. Shumë nga familja ime janë tifozë të Southampton-it, dhe ndihem vërtet shumë krenar që më jepet mundësia dhe mezi pres të filloj.”, tha Jonës pas zyrtarizimit.

Momentalisht Southamptoni renditet në vendin e 18 me vetëm 12 pikë pas 14 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat