Flet agjenti i milanistit që po vuan

Futboll

Flet agjenti i milanistit që po vuan

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:20
Flet agjenti i milanistit që po vuan

Charles De Ketelaere ishte goditja e madhe e Milanit në merkaton e verës, por talenti belg po vuan për t’u përshtatur në futbollin italian. 21-vjeçari, për të cilin kampionët e Italisë investuan 32 milionë euro, ka dhuruar vetëm një asist në Serie A, teksa mbetet në kërkim të golit të parë.

Agjenti i tij, Tom De Mul ka karikuar lojtarin ofensiv në prononcimin e fundit, duke theksuar se do të vijë momenti i tij, njësoj siç ka ndodhur me Rafael Leaon dhe Sandro Tonalin, të cilët hasën vështirësi në sezonet e para me Milanin.

“De Ketelaere po përballet me vështirësi, por një situatë e tillë është normale. Ai ka nevojë për kohë. Viti i parë në një klub të madh karakterizohet nga ulje-ngritje. Pritshmëritë e mëdha që janë krijuar luajnë një rol të rëndësishëm, pasi ka shumë vëmendje nga shtypi.

Charles po punon fort për t’u përmirësuar, ky është objektivi i vetëm që ka. Pioli dhe drejtuesit janë të qetë, atij do i ndodhë e njëjta gjë si Leaos dhe Tonalit. Le të themi se do të ishte më mirë të mos bëhej krahasim me Kaka-në, por rëndësi ka që lojtari gëzon besimin e të gjithëve”, deklaroi menaxheri i mesfushorit ofensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat