Tre lojtarët që Reja do i thërrasë kundër Italisë

Futboll

Tre lojtarët që Reja do i thërrasë kundër Italisë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:16
Rrapaj

Shqipëria humbi 1-0 në miqësoren e fundit të Katarit, por loja e zhvilluar duket se ka kënaqur Edi Rejan. Lojtarët e grumbulluar për këtë përballje, por edhe për atë të mëparshmen kundër Arabisë Saudite, kanë vënë në vend nderin e “Abissnet Superiores”.

Elementët e ftuar nga Reja kanë treguar se vlen të kthehet vëmendja edhe nga produkti vendas.

Këtë e pranon edhe vetë trajneri italian, i cili në një prononcim pas ndeshjes ka thënë: “Jam i kënaqur nga paraqitja. Lojtarët kanë punuar mirë këto ditë. Jam i kënaqur pak a shumë nga të gjithë. Por besoj se 4 apo 5 prej tyre do t’i marr në Kombëtare”.

Ndërkohë “TV Klan” ka mësuar edhe tre prej lojtarëve që kanë siguruar një ftesën më të rëndësishme në karrierën e tyre. Serxho Ujka, Rudolf Turkaj dhe Arinaldo Rrapaj me shumë mundësi do të jenë pjesë e Kombëtares edhe për miqësoret e radhës kundër Italisë dhe Armenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat