Ringritja e Juventusit për titull

Futboll

Ringritja e Juventusit për titull

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 13:06
Ringritja e Juventusit për titull

Juventusi tashmë është në zonën e Champions League në kampionat. 5 fitoret radhazi e kanë rikthyer skuadrën torineze si një nga ekipet pretendente dhe për titullin.

Shumë specialistë e shohin si një nga ekipet më favorite për të sfiduar Napolin e pandalshëm në krye të renditjes.

Nëse do të ndodhte, nuk do të ishte hera e parë.

Nëse do të bëjmë një paralelizëm me sezonin 2015/2016. Tuttosport bën një analizë të ndryshimeve që ka me atë sezon. Në atë kohë distanca mes Napolit dhe Juventusit nuk ishte 10 pikë, por 7.

Ngjashmëria me atë sezon është fakti që ringritja në të dyja rastet ka nisur pas fitoreve në derbin ndaj Torinos. Suksesi i këtij sezoni ndaj ekipit granata ishte fillimi i ecurisë me 5 fitore radhazi, që u shoqërua me sukseset ndaj Empolit, Lecces, Interit dhe Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat