Deschamps ankohet për kalendarin

Futboll

Deschamps ankohet për kalendarin

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:31
Deschamps

Franca do të synojë mbrojtjen e titullin Kampion Bote, por nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë. Trajneri Deschamps shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar teksa “Gjelat” janë shortuar në një grup së bashku me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë.

Përgatitjet për francezët nisin më datë 14 nëntor, teksa Deschamps ankohet për kohën e pakët që lojtarët kanë në dispozicion për t’u përgatitur.

“Në Botërorin e Brazilit kishim 28 ditë kohë për t’u përgatitur, në Rusi 24, ndërsa këtë vit vetëm një javë.

Kjo nuk është diçka e arsyeshme, është e vërtetë që lojtarët këtë herë mbërrijnë më pak të lodhur, por kanë një risk më të madh për t’u dëmtuar pasi kanë luajtur shumë ndeshje në një hark kohor të shkurtër. Ata luajnë çdo tre ditë dhe kjo është diçka shqetësuese”, deklaroi Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat